Gjermania paralajmëron prindërit të shkatërrojnë kukullat “spiune” NULL NULL 17.02.2017 14:54 17.02.2017 14:54 Një mbikqyrës zyrtar në Gjermani u ka bërë thirrje prindërve për të shkatërruar kukullat e fëmijëve të tyre që mbajnë emrin Cayla sepse sipas tij, teknologjia e mençur që përdorin këto kukulla mund të zbulojë të dhëna personale. Paralajmërimi është lëshuar nga Agjencia Federale e Rrjetit (Bundesnetzagentur), i cili mbikëqyr telekomunikacionin, transmeton Klan Kosova. Hulumtuesit thonë se hakerët mund të përdorin një pajisje të pasigurt Bluetooth të cilin e vendosin në lodër për të dëgjuar dhe për të biseduar me fëmijën që luan me të. Prodhuesi i këtyre kukullave nuk ka komentuar asgjë lidhur me këtë paralajmërim. Kukulla Cayla u përgjigjet pyetjeve të fëmijës ose personit që e ka në dorë, duke u qasur në internet. Nëse një fëmijë pyet “Si quhet një kalë i vogël?”, kukulla përgjigjet, ashtu si edhe për shumë pyetje të tjera të ngjashme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Qeveria Kurti ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale (VIDEO) 20 minuta më parë