19:05, 13 Qershor 2018

Gjermania ende nuk ka vendosur lidhur me qëndrimin qe do ta mbaje per Shqipërinë persa i përket hapjes se negociatave. Kete gje e ka konfirmuar, Chrisitan Lange Sekretari Parlamentar te Shtetit ne Ministrinë Federale te Drejtësisë dhe Mbrojtjes se Konsumatorëve, i cili i ndodhur ne Tirane ka vlerësuar se reforma ne drejtësi do te jete nje ndikues pozitiv ne ketë proces.

“Sot ende nuk mund tju jap nje përgjigje lidhur me vendimin qe do marr qeveria federale ne kete drejtim, por ajo qe mund t’ju them unë qe është progresi ne sistemin e drejtësisë, përshpejtimi i reformave ne procesin e drejtësisë është nje nga hapat e rendesishem qe do te kenë ndikim ne këtë vendimmarrje.”

I pyetur nëse çështja Tahiri është nje kusht per hapjen e negociatave Lange ishte i prere.

Nuk eshte e zakonshme qe rastet e veçanta te kthehen ne kusht per projekte europiane.

 

Interesante