9:20, 13 Gusht 2017

Policia Federale ka ndaluar dhjetë shtetas shqiptarë që të hyjnë ilegalisht në Gjermani. Fjala është për dy familje të cilat ishin në një minibus në autostradë, afër Rottal-Ost kur u kontrolluan nga policia, shkruan wochenblatt.de.

Fillimisht të gjithë ata treguan dokumentet e rregullta shqiptare të udhëtimit, transmeton albinfo.ch. Por kontrolli i hollësishëm që ju bë dokumenteve të tyre tregoi se shoferi dhe shoqëruesi i tij kishin qenë më parë të dënuar për falsifikim dokumentesh dhe për trafikim të të huajve në Gjermani.

Pas marrjes në pyetje lidhur me qëllimin e udhëtimit dhe qëndrimit në Gjermani, ata ranë në kundërshtim me deklarimet e tyre. Mbi bazë të dyshimit për hyrje të palejueshme, ilegale, të gjithë personat u dëbuan nga territori gjerman, gjegjësisht u kthyen në Austri.

Interesante