12:21, 9 Nëntor 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, njofton Klan Kosova.

“Këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, pas letrës së pranuar.

“Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë”.

“Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional”.

“Thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme”.

Image may contain: text

Image may contain: text

klankosova.tv