9:29, 13 Tetor 2017

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, me të cilin bisedoi rreth zhvillimit të bujqësisë dhe objektivave të punës së kësaj ministrie.

Rikalo në këtë takim ka prezantuar aktivitetet dhe prioritetet e planifikuara për vitin e ardhshëm.

Të dy u pajtuan që zhvillimi i bujqësisë dhe zhvillimi rural është i rëndësishëm, pasi që kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit, njofton Klan Kosova.

Heldt theksoi se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e bujqësisë.

Ministri Rikalo e falënderoi Ambasadorin  Heldt për mbështetjen e Gjermanisë deri më tani, i cili sipas mendimit të tij ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e vendit.

 

 

Interesante