Gjermania do të rikthejë 14000 shqiptarë NULL NULL 18.11.2017 08:53 18.11.2017 08:53 Rreth 14 mijë shqiptarë që kanë paraqitur kërkesën për azil në Gjermani do të rikthehen në Shqipëri. Vetëm gjatë këtij viti Gjermania ka riatdhesuar 4500 shqiptarë, ndërsa referuar shifrave numri i atyre që kërkojnë azil në këtë vend të BE ka rënë ndjeshëm për shkak edhe të rregullave të forta. Fluksi më i lartë i kërkesave për azil regjistrohet në 2015-2016, ku shqiptarët renditeshin ndër vendet e para në këtë aspekt. Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz, ka thënë se azili nuk është zgjidhje. “Ky është një proces që do të kërkojë një kohë të caktuar. Nuk di të t’ju them afatet kohore që do të mjaftojnë që ky problem të marrë zgjidhje, megjithatë është e rëndësishme të thuhet se rruga e azilkërkimit në Gjermani është një rrugë e gabuar”. “Sepse njerëzit që do të kthehen sërish në drejtim të Shqipërisë mund të dënohen edhe me një ndalim hyrjeje në vendin tonë për 5 vite. Ndaj është më mirë nëse shfrytëzohen mundësitë ligjore për të shkuar në Gjermani siç është ajo me anë të një kontrate të rregullt punësimi”, ka thënë Schutz. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill 21 minuta më parë