15:57, 21 Prill 2017

Është arrestuar personi i armatosur që mbante dy pengje në një bankë në Waldshut të Gjermanisë, njofton Klan Kosova.

Policia arriti ta arrestojë agresorin pasi kishte rrethuar zonën afër bankës ku po qëndronte i armatosuri.

Sulmuesi ishte futur në bankë dhe kishte zënë peng dy punonjës.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i sulmuesit e as motivet e tij.

Nuk raportohet për të lënduar në këtë aksion të policisë.

klankosova.tv

Interesante