12:58, 13 Tetor 2017

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi është takuar me investitorët gjerman, të dytët me radhë që interesohen të listohen si investitorë strategjik në Kosovë.

“Investitorët nga shteti ynë mik, Gjermania, gjithmonë janë të mirëseardhur në Republikën tonë. Kosova ka nevojë për investime sidomos në fushën e energjisë”, ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova.

Kompania “Unitas Energy” është kompani gjermane për energji solare e cila ka shpreh interesim të investojë rreth 30 milion euro në rajonin e Ferizajt.

Presidenti i kësaj kompanie, Mike Juraschek ka thënë se në këtë fushë, ky do të jetë projekti më i madh në ballkan.

“Me 27 megavat prodhim dhe rreth 30 milion euro investim, ky do të jetë projekti më i madh në Ballkan përfshi Greqinë dhe Turqinë”.

 

 

 

Interesante