21:45, 20 Mars 2017

Samsungu të hënën edhe zyrtarisht e zbuloi Bixbyn, asistentin e vokal që do ta rivalizojë Sirin e iPhone-s.

Bixby do të debutojë në Samsung Galaxy S8, që do të zbulohet më vonë këte muaj, shkruan The Washington Post, transmeton Klan Kosova.

Samsung thotë se Bixby mund ta kontrollojë telefonin tuaj më detajisht se sa asistentët e tjerë vokalë.

Sipas postimit të Samsung në blogun e tyre, Bixby mund të ju lë që të operoni me aplikacione kompatibile, pa pasur nevojë që ta prekni fare ekranin tuaj.

Disa asistentë të zërit, përshirë edhe Sirin, mund të ndërveprojnë me aplikacionet e tjera në mënyrë të kufizuarm, por Bixby premton të jetë më efikas.

Interesante