17:57, 12 Gusht 2017

Zyrtarët në qytetin e Charlottesville në shtetin amerikan të Virginias kanë deklaruar gjendje emergjente para një marshi të madh të nacionalistëve të amerikanë të bardhë, shkruan BBC.

Lëvizja lejon autoritetet lokale që t’i kërkojë burimet shtesë nëse nevojitet, thotë  departamenti i policisë.

Tensionet janë të larta dhe qindra njerëz pritet t’i bashkohen tubimit “Unite the Right” kundër planeve për ta hequr një statujë të gjeneralit të kondeferatës.

Kundër-protestuesit janë mbledhur poashtu në qytet.

Interesante