12:01, 12 Korrik 2018

Pesë meshkuj shqiptarë janë ndaluar nga policia në mbrëmjen e së mërkurës në Lipjan, pasi të njëjtëve iu është gjetur dhe konfiskuar sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Pesha e substancës nuk është bërë e ditur nga ana e policisë, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë liruar, njofton Klan Kosova.

Rasti sipas raportit të Policisë së Kosovës, është duke u hetuar.

 

 

Interesante