15:38, 6 Dhjetor 2018

Helikopteri i pronarit të ekipit “Leicester City” është rrëzuar muaj më parë kështu aty humbën jetën pronari Vichai Srivaddhanaprabha dhe katër persona të tjerë.

Një raport i Degës së Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) zbuloi se pedalet e kabinës ishin shkëputur nga rotori i bishtit, përcjellë Klan Kosova.

Kjo bëri që avioni të kthehej në mënyrë të pakontrolluar në të djathtë para se të përplasej në afërsi të stadiumit King Power.

AAIB tha se hetimet e saj  për rrëzimin e 27 tetorit janë në vazhdim.