22:18, 11 Tetor 2018

Sot rreth orës 18:00 është gjetur një grua 48 vjeçare pa shenja jete në banesën e cila ndodhet në rrugën ”Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë.

Sipas policisë, autoritetet e sigurisë së bashku me mjekët emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ana e mjekut është konstatuar se viktima është pa shenja jete, njofton Klan Kosova.

“Aktualisht policia është në ndërmarrje e sipër të veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe ndriçimin e motiveve të tij. Në vendin e ngjarjes përveç hetuesve rajonal kanë prezantuar edhe specialist të forenzikës rajonale, prokurori i shtetit si dhe eksperti mjeko-ligjor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion përderisa me rekomandimin e prokurorit të shtetit rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë për Klan Kosova,  zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.

 

klankosova.tv