Gjendet i vdekur ish lojtari i Sigal Prishtinës NULL NULL 13.07.2016 14:24 13.07.2016 14:24 Ish organizatori i Prishtinës, Demontez Stitt është gjendur pa shenja jetë në apartamentin e tij. Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi kryeqytetas, që e ka falënderuar atë për punën e madhe dhe dashurinë që ka treguar ai gjatë qëndrimit aty. “Një lajm i hidhur për adhuruesit e basketbollit. Sot në moshën 27 vjecare ka ndërruar jetë ish organizatori i SIGAL Prishtinës, Demontez Stitt”, njofton klubi i Prishtinës. “Ai u gjet në dhomën e tij pa shenja jete. Vetëm disa orë para se të vdiste ai kishte shkruar në profilin e tij në Twitter, ‘Faleminderit Zot’”. “Stitt me Prishtinën kishte fituar Balkan League dhe Superligën e Kosovës.Ai do të mbahet në mend për punën e madhe dhe dashurinë e tij për klubin e qytetin tonë! KB SIGAL Prishtina u shprehë ngushëllime familjarëve dhe shokëve të Stitt”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.