Gjenden eshtrat e më shumë se 60 foshnjave në Detroit NULL NULL 20.10.2018 09:17 20.10.2018 09:17 Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se eshtrat e më shumë se 60 foshnjave janë gjetur në një shtëpi në Detroit. Ky incident erdhi një javë pasi trupat e 11 foshnjave të tjera u gjetën të fshehura në një tavan të shtëpisë në Michigan, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Shefi i policisë të Detroit-it, James Craig, ka thënë se hetuesit ende nuk kanë mundur të gjejnë një lidhje midis këtyre dy rasteve. Mirëpo ai ka shtuar se hetuesit janë duke punuar në formimin e një task force për të hetuar rastin. “Kjo është thellësisht shqetësuese. Unë kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë gjatë 41 viteve në detyrë”, ka thënë Craig. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova World Aquatics “ia ngre veshin” Agron Zeqirit për diskriminimin e Hana Beiqit (VIDEO) 13 minuta më parë