21:17, 19 Qershor 2018

Ndonëse gjendemi në pikë vere, ka ende vende në të cilat mbizotëron acari!

Melbourne i Australisë ishte zyrtarisht qyteti më i ftohtë në planet për këtë mëngjes, njofton Klan Kosova.

Acari i ftohtë goditi vendin gjatë natës derisa temperaturat shënuan – 4 gradë  celsius.

Mail Online shkruan se për qytetarët nga Melbourne ky ka qenë mëngjesi më i ftohtë i vitit deri më tani dhe dita më e ftohtë e Qershorit në dy vjetët e fundit, ndërkohë që zhiva ka rënë nën 0 gradë në disa pjesë të qytetit.

Departamenti i Lartë i Meteorologjisë në Melbourne po ashtu konfirmoi se mëngjesi i sotëm ishte më i ftohti në Melburn që prej 16 Korrikut të vitit të kaluar, njofton Klan Kosova.