19:30, 19 Maj 2017

Gjatësi deri tek veshët, tek krahët, të shkurta, me gjatësi mesatare ose të gjata.

E vërteta është që gjatësia e flokëve na definon më së shumti si karakter.

Ndërsa bazuar në një studim, gjatësia e flokëve është reflektim i personalitetit tonë, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë mund të kuptoni se çfarë tregon stili i flokëve për personalitetin tuaj.

Flokët shumë të shkurtra

 

Keni vetëbesim, jeni të shoqërueshem, flirtues dhe person shumë i këndshëm.

E keni shumë të lehtë të takoni njerëz të rinj dhe të bëni miq të rinj. I doni punët që ju vënë në pah inteligjencën tuaj dhe e dini si të përballeni me problemet me integritet dhe vetë-kontroll, edhepse ndonjëherë veproni pa u menduar.

Flokët mbi shpatulla

Ju jeni një njeri që flisni të vërtetën edhe kur ajo dhemb. Dini shumë mirë të gjeni balansin mes jetës personale dhe asaj profesionale.

Jeni të organizuar dhe pa frikë. Nuk e duroni rutinën, nuk keni shumë komplekse dhe ju pëlqen të keni eksperienca të reja.

Flokët deri tek shpatullat

Jeni të lumtur me pamjen tuaj elegante, femërore dhe të sofistikuar. Ju pëlqen të flisni dhe bukuria juaj natyrale tërheq të gjithë ata që kalojnë pranë jush.

Ju pëlqejnë sfidat dhe projektet e reja dhe jeni një ekspert në miqësitë e reja dhe dini shumë mirë t’i mbani ato.

Flokët e gjata ose shumë të gjata

Jeni shumë të kujdesshëm, të duruar dhe ëndërroni shumë. Në dashuri, ju kërkoni një lidhje kohëgjatë dhe jepni gjithçka në këtë lidhje, por poashtu jeni edhe shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e partnerit tuaj.

Luftoni për ëndërrat tuaja dhe bëni më të mirën, madje edhe të pamundurën për të arritur qëllimet tuaja.

Interesante