14:55, 12 Korrik 2018

Në  Kosovë në vitin 2017 janë kurorëzuar 17 mijë e 112 çifte – bashkëshortore.

Kjo u bë e ditur pas publikimit të raportimit “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë” nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Sipas përbërjes etnike del se: me përkatësi etnike shqiptare janë kurorëzuar 93.3% femra dhe 95.7% janë meshkuj; me perkatësi etnike serbe janë kurorëzuar 0.9% femra dhe 0.9% meshkuj;  me përkatësi etnike turke janë kurorëzuar 0.3% femra dhe 0.4% meshkuj; me perkatësi etnike boshnjake janë kurorëzuar 1.3% femra dhe 1.2% meshkuj; me perkatesi etnike rome, ashkali dhe egjiptiane janë kurorëzuar 1.0% femra dhe 1.0% meshkuj; kurse me përkatësi tjetër etnike janë kurorëzuar 3.1% femra dhe 0.7% meshkuj”.

Mosha mesatare e të martuarve ishte 30 vjeç. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 32 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeç.

Sipas komunave, Prizreni zë vendin e parë në Kosovë me 1 594 kurorëzime, ose 8.6%; Prishtina me 1 420, ose 7.6%; Ferizaj me 1 047, ose 5.6% etj.

Ndërsa, sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, transmeton Klan Kosova