Gjashtë mënyrat se si rrjetet sociale ndikojnë keq në shëndetin mendor NULL NULL 11.10.2018 13:05 11.10.2018 13:05 Ngritja e medieve sociale po nënkupton që ne si popull global jemi më të lidhur se sa që kemi qenë ndonjëherë në historinë e kohës, shkruan The Independent. Sidoqoftë, varja jonë në to mund të ketë një efekt të keq në shëndetin tonë mendor, pasi që një britanik mesatar e kontrollon telefonin pothuajse 28 herë në ditë. Vetë-vlerësimi është njëri prej aspekteve që afektohet nga mediat sociale, pasi që krahasimi me të tjerët mund të sjellë pasiguri, lakmi e zili. Tjetër aspekt është lidhja njerëzore, pasi që na bën të afrohemi me njëri-tjetrin më shumë në mënyrë digjitale, që bëhen si lloj fasade e personaliteteve tona në jetën reale. Kujtimet po ashtu na vijnë ndryshe nga mediat sociale, pasi që nëse e shpenzojmë një kohë të konsiderueshme duke u munduar ta shkrepim fotografinë më të mirë, atëherë dështojmë ta përjetojmë atë eksperiencë vetë ne. Edhe gjumin e bëjmë ndryshe, për arsye se përdorimi i rrjeteve sociale para gjumit na i mohon ca kohë më shumë gjumë dhe pushim. Nga mediat sociale pëson edhe vëmendja, pasi që përdorimi i tyre ka ndikuar që njerëzit të jenë më lehtë të shpërqëndrueshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 24 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day