14:01, 16 Prill 2017

Nëntë vjet pas vdekjes së tij tragjike, Heath Ledger është qendër të një dokumentari të ri për të.

Dokumentari “Unë Jam Heath Ledger” feston jetën magjepsëse të aktorit australian, që vdiç në moshën 28 vjeçare, më 2008, pas një mbidoze ilaqesh të përshkruara, shkruan USA Today, transmeton Klan Kosova.

Premiera e dokumentarit 90 minutësh jepet më 23 prill në festivalin e filmit Tribeca në New York, para se të shfaqet në kinema duke filluar më  3 maj, dhe transmetohet në Spike më 17 Maj.

Por ja gjashtë zbulime befasuese dhe emocionale për yllin hollivudian me talent të shumëfishtë:

1.Ledger kishte pasur një strehë australiane gjumi në Los Angeles, kur ishte shpërngulur në moshën 19 vjeçare për ta ndjekur ëndrrën e tij prej aktori. Por ai gjithmonë kishte mbajtur shoqëri me bashkëkombësit e tij si Ben Mendelsohn, Joel Edgerton dhe Rose Byrne.

2.Ai e kishte refuzuar rolin kryesor në filmin Spider-Man.

3.Qe dashuruar menjëherë me ish-gruan e tij, Michelle Williams në setin e filmit “Brokeback Mountain” për të cilën performancë ishte nominuar për Oskar.

michelle-williams-heath-ledger

4.Ben Harper ia kishte shkruar një ninullë vajzës së Ledger, Matildës.

5.Ka një arsye pse personazhi The Joker i lëpin buzët aq shpesh. Për rolin që ia kishte fituar çmimin Oskar, Heath ishte mbyllur gjashtë javë në dhomë, duke tentuar që të vijë me zërin dhe qëndrimin tani ikonik të antagonistit The Joker. Ledger e kishte bërë poashtu vetë grimin, dhe i kishte lëpirë buzët e tij si mënyrë që ta lë gojën e tij të vrraguar dhe prostetike në vend.

mycard_the_joker

6.Vdekja e tij inspiroi muzikën e re të Bon Iver, ndër to edhe këngën Perth.

Interesante