19:01, 22 Shtator 2018

Apple ditëve të fundit ka lansuar modelet më të reja të iPhone. Por ende ekzistojnë arsye pse duhet t’i përdorni modelet e vjetra, sidomos tani kur çmimi tyre është liruar edhe më shumë.

Vlen të përmendet iPhone 8 i cili tashmë kushton shumë më lirë sesa para publikimit të modeleve XR, XS dhe XS Max. Shkruan Business Insider, përcjell Klan Kosova.

Nuk është çmimi arsyeja e vetme që ta blini iPhone 8. Dizajni dhe karakteristikat e tij janë “të garueshme” me modelet më të reja të Apple.

Poshtë gjeni gjashtë arsye pse ta blini iPhone 8 në vend të iPhone XS

1. The iPhone 8 costs $400 less than the iPhone XS.

iPhone 8 kushton afër 400 euro më lirë se iPhone XS

 

Nëse po kërkoni një telefon të mençur të lirë, të cilit i punojnë të gjitha karakteristikat e modeleve të posalansuara, atëherë iPhone 8 është zgjedhja e duhur.

iPhone 8 tashmë mund ta gjeni me 500 euro, përkundër modelit XS që kushton 850 euro.

2. The iPhone 8 is lighter and thinner than the iPhone XS.

Është më i lehtë dhe më i hollë sesa iPhone XS

 

Nëse iu pëlqejnë telefonat e lehtë dhe të hollë, iPhone 8 është zgjidhje më e mirë sesa XS. Ky i fundit peshon 177 gramë dhe është i trashë 7.7 milimetra, teksa 8-shi peshon 148 gramë dhe ka trashësi 7.3 milimetra.

3. The iPhone 8 is water-resistant and has wireless charging, just like the iPhone XS.

Është rezistent ndaj ujit dhe mbushet me WiFi, njëjtë sikur XS

 

Që të dyja modelet janë rezistente ndaj ujit. iPhone 8 i reziston ujit deri në një metër thellësi dhe gjysmë ore kohë, ndërsa XS deri në dy metra me po të njëjtën kohëzgjatje.

Poashtu, të dy modelet e kanë mundësuar mbushjen e baterisë me anë të WiFi-së.

4. The iPhone 8 has a home button and a fingerprint scanner.

iPhone 8 hapet me “Fingerprint”

 

Nëse iu pëlqen më shumë ta hapni telefonin me “fingerprint” sesa me anë të “Face ID”, atëherë duhet ta zgjedhni iPhone 8, sepse XS nuk ua mundëson këtë.

5. The iPhone 8 has an advanced camera that's almost on par with that of the iPhone XS.

Kamera e iPhone 8 është shumë e përafërt me të XS-it

 

Kamerës së iPhone 8 i mungojnë disa nga karakteristikat që i ka modeli i ri i Apple, mirëpo ajo ende është shumë e mirë për të bërë fotografi, qofshin ato edhe profesionale.

Kamera e pasme e iPhone 8 ka 12 megapikselë, teksa ajo e përparme ka 7 megapikselë, njofton Business Insider, përcjell Klan Kosova.

6. The iPhone 8 will get iOS 12, the latest version of Apple's smartphone operating system — the same software powering the iPhone XS.

iOS 12 punon edhe në iPhone 8

 

Me iPhone 8 ju mund të punoni në sistemin e njëjtë operativ të iPhone XS, iOS 12.