23:00, 28 Tetor 2018

Zvarranikët dinë të jenë befasues kur shfaqen në vende të papritura.

Ngjashëm ka ndodhur edhe tek banorët e fshatit Damanek të Malishevës, pasi aty njëri nga ta ka hasur në një gjarpër, njofton Klan Kosova.

Siç ka deklaruar dëshmitari për klankosova.tv, ky i takon llojit ”Vipera Ammodytes”, i njohur në popull si ”Nëpërka”.

”Gjarpri më i rrezikshëm në Europë gjendet në Kosovë”, është shprehur lexuesi i klankosova.tv, i cili nuk ka dashur të bëjë publik emrin.

Ai tha më tej se e ka liruar gjarprin porse ka shprehur shqetësim për këto specie pasi mund të rrezikohen banorët, njofton Klan Kosova.