15:33, 11 Shkurt 2018

Akil Gjakova është xhudisti i parë në kategorinë e meshkujve që ka fituar medalje të artë për Kosovën në një grand slam dhe për ta fituar të artën ai mposhti në finale ish-kampionin olimpik,  Lasha Shavdatuashvili, nga Gjeorgjia, njofton Klan Kosova.

Ai në një intervistë për Judo Inside ka treguar se cilat ishin emocionet e tij për këtë ndeshje dhe fitoren kundër Lasha Shavdatuashvili.

“Është një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë. Kjo është medalja ime e parë në Grand Slam dhe është e artë, jam shumë i lumtur. Pata një ditë shumë të mirë dhe isha në formë të mirë. Kam mposhtur një kampion olimpik dhe kjo është shumë mirë për mua, pasi më jep motiv shtesë për të bërë më shumë”, ka thënë Gjakova.

“Ishte një ndjenjë shumë e mirë (për të mposhtur në finale një ish-kampion olimpik) , u futa në ndeshje për të fituar pata një ndjenjë të mirë rreth ndeshjes dhe momente të mira, prandaj e fitova ndeshjen”.

Gjakova ka folur edhe për atë se është medalisit i parë i artë në kategorinë e meshkujve nga Kosova. Ka thënë se kjo fitore do të thotë shumë për Kosovën dhe për xhudistët e rinj të cilët mund të gjejnë inspirim në fitore të tilla.

klankosova.tv