16:41, 17 Maj 2018

Në manifestimin përkujtimor të organizuar në Shqiponjë edhe këtë vit u shënua 17 maji, dita e
dëshmorëve të komunës së Gjakovës.

Të pranishëm në këtë tubim ishin përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, përfaqësues të
shoqatave të dala nga lufta, familjarë e shumë bashkëqytetarë.

I pari i kësaj komune, Ardian Gjini tha se në këtë datë Shqiponja e fitoi lirinë falë rezistencës së ushtarëve të brigadës së saj, “andaj kokën lart dhe ndjehuni krenarë”.

Qëndresën dhe luftën jo vetëm të djemve dhe vajzave të komunës së Gjakovës, por të të tërë Kosovës e kujtuan dhe e nderuan edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha,deputeti Daut Haradinaj e të tjerë.

Para fillimit të tubimit qëndror, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule pranë varreve
të dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Gjakovës.

Interesante