Gjakova miraton deklaratë në mbrojtje të Ramush Haradinajt NULL NULL 12.01.2017 12:11 12.01.2017 12:11 Kuvendi Komunal i Gjakovës ka miratuar një deklaratë të përbashkët në mbrotje të ish- Kryeminsitrit të vendit Ramush Haradinajt, transmeton Klan Kosova. Në një komunikatë të dërguar thuhet se këshilltarët e Asamblesë Komunale mbajtën mbledhje të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte kërkesa kryesore për lirimin e e ish – Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish – kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në paraburgim nga autoritetet franceze, sipas një urdhër arrestimi të lëshuar nga Serbia. ”Në ketë mbledhje të cilën e kryesoi Luan Gola, kryesues dhe me pjesëmarrjen e kryetares së Komunës Mimoza Kusari – Lila, të gjithë kryesuesit e grupeve të asamblistëve të subjekteve politike në Gjakovë, dhanë përkrahje dhe mbështetjeje për Ramush Haradinaj, duke besuar edhe në drejtësinë e shtetit Francez, aprovuar një deklaratë të përbashkët me këtë rast”, thuhet në komunkatë, njofton Klan Kosova. Deklaratë Kërkojmë nga organet e drejtësisë Franceze që me procedurë të përshpejtuar të shqyrtojnë rastin Haradinaj gjegjësisht keqpërdorimin e Interpolit nga ana e Serbisë, dhe deri në marrjen e vendimit për refuzimin e kërkesës së një shtetit të tretë që në këtë rast është Serbia që z. Haradinaj të jetë i lirë. Kërkojmë nga Qeveria e republikës së Kosovës që në procesin e dialogut me Serbinë, te vendosë që si pikë prioriteti të jetë heqja e fletarrestim për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës sepse në të kundërtën kjo cenon sovranitetit e Kosovës. Z. Haradinaj ka dëshmuar me shkuarjen vullnetare në Tribunalin e Hagës në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, i cili Tribunal në dy shkallët e vendosjes e ka konfirmuar pafajësinë për të njëjtat akuza. Gjenocidin e ushtruar ndaj popullit të Kosovës, posaçërisht gjatë viteve 1998-1999 e dënuan të gjitha shtetet demokratike të botës dhe e ndëshkuan me intervenimin e aleancës më të fuqishëm të botës NATO-së, ku një ndër shtetet më aktive ishte shtetit i Francës. Me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës shteti Francez ishte ndër të paratë që beri njohjen e Kosovës shtete i pavarur dhe Sovran, këtë e vërtetoj edhe Gjykata Ndërkombëtarë e Drejtësisë(GJND). Kuvendi Komunal i Gjakovë , kërkon nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që në as një rrethanë të mos nëpërkëmbën vlerat tona kombëtare e që në këtë rast përfaqësues më i denjë i vlerave kombëtare është ish – komandanti i UÇK-së z. Ramush Haradinaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 13 orë më parë