22:52, 14 Nëntor 2017

Jo më kot ekziston thënia në popull se Gjakova është djep i kulturës. Teatri Profesional i këtij qyteti, është ndër më të vjetrit në Kosovë dhe për këtë vit po sjellë të tretë shfaqje premierë në dërrasat e asaj skene, dhe e treta është shfaqja teatrale “Let’s have sex”.

Me regji të Valon Pallaskës që këtë shfaqje e ka edhe hapin final drejt diplomimit për titullin magjistër në regji,

“Let’s have sex”, i ka ditët e numëruara që nga momenti i paraqitjes para publikut gjakovar.

Kjo shfaqje është e para në të cilën ai ka punuar në rolin e regjisorit, ngase ai është edhe i diplomuar nga Fakulteti i Arteve në Tiranë në degën e aktrimit.

Pallaska ka prapa vetes një ekip prej pesë aktorësh, të cilët janë të angazhuar në teatrin e qytetit.

Edmond Hafizademi, Vlera Pylla, Ylber Mehmeti, Yllka Lota dhe Altina Kusari, janë kasta e kësaj shfaqjeje, përderisa premiera do jepet me 17-të Nëntor.

Që nga titulli i shfaqjes, në dëgjim të parë, të intrigon të dish se për çka saktësisht bëhet fjalë dhe cfarë trajton shfaqja e Pallaskës.

Te “Let’s have sex”, personazhet vijnë nga askundi dhe shkojnë në askund, ata janë të njohur për njëri tjetrin e megjithatë duket sikur e shohin njëri tjetrin për herë të parë. Veprimet e personazheve motivohen nga vetmia, nga nevoja e tyre për dashuri dhe për lidhje emocionale, nga dëshira e tyre për të ikur. Të gjithë personazhet në këtë dramë të çuditshme flasin dhe mendojnë vetëm për seksin!  /Klankosova.tv

 

Interesante