15:58, 13 Mars 2018

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës,  Sakip Imeri me bashkëpunëtorë ka mbajtur takim me Udhëheqësen e Projektit, Reforma në Financa Publike në Kosovë, Kadri Jogiste, si dhe përfaqësuesit nga GIZ me qëllim të diskutimit dhe bashkëpunimit mes ATK-së dhe GIZ-it gjatë vitit 2017 dhe përcaktimi i aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2018.

Gjatë takimit, ata u pajtuan që ATK dhe GIZ të vazhdojnë të bashkëpunojnë në fushën e ngritjes së njohurive në trajtimin e çështjeve të TVSH sipas praktikave të BE, kontrolleve përmes veglës elektronike në mbështetje të analizës së riskut, si dhe fuqizimi dhe zgjerimi i aktiviteteve në Zyrën për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative në ATK – ZGjoNA, transmeton Klan Kosova.