Givenchy, ikona e modës franceze, vdes në moshën 91 vjeçare NULL NULL 12.03.2018 15:26 12.03.2018 15:26 Dizejnatori francez i modës Hubert de Givenchy, ka vdekur në moshën 91 vjeçare. Partneri i tij Philippe Venet, një ish-dizejnator i haute couture, konfirmoi lajmin për vdekjen e tij për agjencinë e lajmeve AFP. “Është trishtim i madh që ju informojmë se Hubert Taffin de Givenchy ka vdekur,” tha ai, transmeton Klan Kosova. Njeriu që krijoi ‘Veshjen e Vogël të Zezë’, ishte përgjegjës për stilimin e Audrey Hepburn dhe Jackie Kennedy në vitet 1950. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 18 orë më parë