Gisele Bündchen po divorcohet? NULL NULL 11.02.2016 09:25 11.02.2016 09:25 Lidhja e Tom Brady dhe Gisele Bundchen ka parë ditë më të mira. Të dhënat e fundit tregojnë se kjo dyshe po përballet me probleme serioze në martesën e tyre – dhe fansat po mendojnë nëse ata janë në prag të divorcit. Për revistën OK! një burim afër tyre ka deklaruar se ata e kishin një zënkë aq keqe së fundmi, sa 35 vjeçarja ka dalë nga shtëpia. Çifti i pashëm janë martuar në vitin 2009 dhe janë prindër të gjashtë vjeçarit Benjamin dhe tre vjeçares Vivian. Tom po ashtu e ka edhe një djalë tetë vjeçar nga martesa e mëparshme, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.