Gisele Bundchen ia merr tortën e ditëlindjes dikujt tjetër NULL NULL 22.07.2018 10:00 22.07.2018 10:00 Gisele Bundchen të premten e festoi ditëlindjen e 38-të. Por kur erdhi momenti për t’i fryrë qirinjtë e tortës, supermodelja e kuptoi se kishte ndodhur një gabim. Kur ajo e hapi pakon e ëmbëlsirës e pa se torta e saj ishte ngatërruar me torten e ditëlindjes të dikujt tjetër. Në vend të “Urime ditëlindjen Gisele”, në torte shkruante “Urime ditëlindjen Alberto”. Këtë moment interesant dhe qesharak, Bundchen e ndau me fansat e saj në rrjetin social Instagram, transmeton Klan Kosova. Ajo e postoi fotografinë e ëmbëlsirës duke shkruar “Më fal Alberto! Mendoj se torten tënde e kemi ne”. Ajo shkroi po ashtu në gjuhën portugeze “ata ngatërruan ëmbëlsirat tona” duke iu referuar pastiçerisë ku ajo e kishte porositur torten e ditëlindjes. Modelja madje vazhdoi duke thënë se pikëpyetje mbetet të dihet se kush e ka marrë torten e ditëlindjes së saj. Po këtë ditë, bashkëshorti i modeles, ylli i futbollit Tom Bardy postoi një fotografi pasionante të çiftit duke u puthur në plazh ku shkruante “Urimë ditëlindjen. Ishte një vit i mrekullueshëm. Të duam shumë…në të gjitha mënyrat”. View this post on Instagram Happy Birthday! What a great year it has been! We love you so much! Let me count the ways….❤️🎂😎 A post shared by Tom Brady (@tombrady) on Jul 20, 2018 at 7:00am PDT Çifti i famshëm është martuar në vitin 2009 dhe kanë dy fëmijë së bashku, djalin Benjamin Rein (8) dhe vajzën Vivian Lake (5). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.