Giroud përsëri nxjerr Arsenalin nga humnera (VIDEO) NULL NULL 10.12.2017 15:03 10.12.2017 15:03 Arsenal mezi ka nxjerr një pikë nga takimi me Southampton. Topçinjtë barazuan rezultatin dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit. Ka qenë Olivier Giroud, si gjithmonë në raste të tilla që ka shpëtuar skuadrën e tij nga humbja, përcjellë Klan Kosova. Skuadra nga Emirates Stadium ka qenë në disavantazh për 85 minuta, derisa zëvendësuesi Giroud arriti të nxjerr një pikë nga ky takim. Arsenal ka kaur Tottenham dhe është ngjitur në pozitën e pestë, por që aktualisht ka 14 pika dallim me liderin Manchester City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. https://www.youtube.com/watch?v=4exhymbGH3k *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.