22:13, 20 Mars 2017

Sulmuesi Olivier Giroud dëshiron që trajneri aktual i tij në Arsenal të qëndrojë në këtë skuadër.

Francezi dëshiron që bashkëkombasi i tij ta renovojë kontratën që do ta mbante në Emirates Stadium, pavarësisht protestave të fundit të tifozëve, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.

“Ne duam ta shohim Arsenin duke e nënshkruar marrëveshjen e re”, tha ai për InfoSport Plus.

“Ne duam që ai ta vazhdojë këtë aventurë sepse ne e mbështesim atë”, shtoi ai.

Kontrata e Wengerit do të përfundojë në fund të stinorit, dhe mbetet të shihet nëse ai do të pranojë që ta zgjasë atë.

 

 

 

 

 

 

Interesante