22:33, 13 Qershor 2018

Jose Gimenez ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare me Atletico Madrid, ka njoftuar vetë klubi.

Përfaqësuesi i Uruguait kishte një kontratë që pritej t’i skadonte në qershor të vitit 2020, por tashmë ka finalizuar një tjetër që do ta mbajë atë te Atletico për së paku edhe tre stinorë të tjerë.

Ai ka 134 paraqitje për madrilenët që kur iu bashkua nga Danubio më 2013, duke formuar një partneritet të fortë në mbrojte me bashkëvendësin e tij, Diego Godin.