Gëzuar ditëlindjen Michael Jackson: 10 hitet e mbretit të popit (VIDEO) NULL NULL 29.08.2016 18:44 29.08.2016 18:44 Shekulli 21 do të kujtohet gjithmonë si një epokë e ikonës së pop muzikës, Michael Jackson. Njeriu që ndryshoi fytyrën e pop kulturës botërore me talentin e tij, me muzikë të pashpjegueshme, u lind më 29 gusht 1958, transmeton Klan Kosova. Michael Joseph Jackson nuk ishte vetëm një këngëtar i pop muzikës, por ishte një legjendë, që revolucionarizoi muzikë në stilin e tij unik dhe fantastik. Edhe 100 vjet nga tani, njerëzit do ta kujtojnë Jackson për kontributin e tij në fushën e muzikës pop. Përveç këngëve të tij të shkëlqyera dhe videove muzikore, jeta dhe koha e tij ishte e mbushur me polemika, tregime dhe aspekte interesante. Në përvjetorin e 58-të të lindjes së yllit të POP muzikës, le të kujtojmë atë me talentin e tij. Më poshtë e keni një video që përfshinë këngët më të njohura të tij: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.