Gëzuar ditëlindjen John Lennon (VIDEO) NULL NULL 09.10.2018 08:56 09.10.2018 08:56 Po të ishte në mesin tonë, John Lennon sot do të festonte ditëlindjen e 78-të. Njëri nga themeluesit e Th Beatles, muzikanti anglez i zhanrit rock, pati lindur më 9 tetor 1940, ndërsa në moshën 40 vjeçare në vitin 1980 ai u qëllua për vdekje në Manhattan – lajm ky që tronditi gjithë botë. Lennon la pas vetes shumë tekste, duke qenë kështu një nga tekstshkruesit më me ndikim të shekullit XX. Ai zbuloi një natyrë rebele dhe të ashpër në muzikën e tij, në film, në libra, në konferenca shtypi dhe intervista, njofton Klan Kosova. Pas suksesit me The Beatles, ai gëzoi një solo karrierë të suksesshme me albumet si John Lennon/Plastic Ono Band dhe Imagine dhe këngë të tilla si “Give Peace a Chance” dhe “Imagine”. “Roli im në shoqëri, apo edhe i ndonjë artisti apo poeti është të përpiqemi të shprehim atë që ndjejmë. Jo për t’u treguar njerëzve se si të ndihen. Jo si predikues, jo si udhëheqës, por si reflektim i të gjithëve”, ka qenë një nga të thënat e Lennon, si për të treguar “ndikimin” e tij të madh përmes teksteve të tij. Gëzuar legjenda Lennon, na mungon! klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.