Getoar Selimi kërkohet nga policia NULL NULL 22.02.2017 22:50 22.02.2017 22:50 Themeluesi grupit “Babastars” dhe njëri nga reperët më të njohur shqiptar, Getoar Selimi, nuk po paraqitet për të dëshmuar në gjykimin ku palë e dëmtuar është njëri nga ish-anëtarët e grupit të tij, Ledri Vula. Në këtë rast gjyqësor për lëndim të lehtë trupor akuzohen Krenar Çoçaj dhe Gazmend Mirena. Gjyqtari i rastit, Beqir Kalludra, njoftoi se ka lëshuar urdhëresë për Policinë e Kosovës që të verifikojnë adresën e Getoar Selimit. “Mungojnë dëshmitarët Getoar Selimi dhe Fidan Demolli, për të cilët Gjykata ka lëshuar urdhëresë për verifikimin e vendbanimit dhe sipas informatave të Stacionit Policor Jugu për dëshmitarin Getoar Selimi i njëjti rezulton se jeton në Shqipëri. Ne në vazhdimësi kemi bërë përpjekje të sigurojmë prezencën e tij, por nuk kemi arritur ta bëjmë”, tha gjyqtari Kalludra. Për dëshmitarin tjetër, Fidan Demolli gjyqtari tha se gjendet jashtë vendit. Gjyqtari Kalludra më tej tha se nëse nuk sigurohet prezenca e këtyre dy dëshmitarëve, deklaratat e tyre të dhëna në polici do të konsiderohen të lexuara. Çoçaj bashkë me Gazmend Mirenën akuzohen se natën e 7 qershorit 2012, kishin sulmuar Ledri Vulën pasi ia kishin zënë rrugën me veturë dhe e kishin nxjerrë nga vetura në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës. Dy ditë më parë dëshminë e tij para gjykatës e dha Ledri Vula. Ai tregoi se natën e sulmit ishte ftuar nga Getoar Selimi në studion muzikore ndërsa në momentin e sulmit kishte qenë në veturën e tij, shkruan Kallxo.com. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.