10:12, 2 Janar 2018

George Lucas ka thënë se ai “mund ta ketë tepruar” me filmin e vitit 1999, “Star Wars: The Phantom Menace”.

Ky film e kishte rikthyer në jetë franshizën e Star Wars pas pothuajse 20 vjet mungese, por nuk ishte pritur fare mirë nga kritikët dhe fansat.

Tani, The Hollywood Reporter ka publikuar disa incizime në prapaskena të filmit, ku Lucas shihet i pakënaqur pasi ka parë versionin e parë të filmit.

“Është disi i palidhur”, thotë Lucas.

“Është mjaft i guxishëm sa i përket trajtimit jofer të njerëzve. Mund ta kem tepruar në disa raste”.