22:29, 20 Mars 2017

Aktori i njohur, George Clooney ka befasuar një fanse të tij e cila ka mbushur 87 vjeç me një buçetë me lule, transmeton Klan Kosova.

Ylli i Hollivudit është shfaqur papritur në shtëpinë e pleqve “Sunrise of Sonning” për të befasuar Pat Adams.

Stafi i kishte shkruar Clooney-t, i cili jeton afër duke i thënë se vizita e tij do t’ia realizojë ëndrrën të moshuarës.

“Ky ishte një gjest i madh nga një njeri i mrekullueshëm,” ka thënë zëdhënësi i “Sunrise”.

 

 

Interesante