19:00, 20 Prill 2017

Këngëtari i njohur Gena ka qenë gjithnjë më lehtë i dallueshëm nga këngëtarët e tjerë, kjo për shkak të stilit të tij me flokë të gjata dhe kaçurrel. Madje shpesh herë janë përdorur batuta për flokët e tij të dendur.

Por, ky stil i këngëtarit mesa duket nuk do të qëndrojë më për këtë vit, pasi për herë të parë ai ka vendosur që t’i shkurtojë paksa dhe të dalë nga stili i tij i zakonshëm.

Në një fotografi të publikuar në Instagram, Gena shfaqet shumë më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

I ulur në një karrige me një prapavijë nga shkretëtira e Saharës dhe ndryshim drastik në pamje, Gena dukej sikur po xhironte një nga pjesët e projektit të tij më të re.

 

Interesante