Gecaj: Nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike NULL NULL 26.04.2017 21:52 26.04.2017 21:52 Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë që shkuarja në zgjedhje në qoftë se nuk kalon demarkacioni është gabim, ngaqë krijohet precedent që në të ardhmen mund të përdoret për të shkuar në zgjedhje. Sa i përket demarkacionit Gecaj ka thënë që tani kanë dy opsione, kërkesa e Isa Mustafës, që është paraqitur ne Bruksel, e në qoftë se nuk merr pëlqimin demarkacioni procedohet në kuvend. “Ne dëshirojmë që kjo qeveri të zgjas deri në fund të mandatit, deri në vitin 2018. Megjithatë edhe Mustafa ka thënë që mos kalimi i demarkacionit mund ta çoj vendin në zgjedhje. Por, duhet të presim që kryeministri të kthehet nga Brukseli, të shohim a ka marrë sinjale pozitive për kërkesën e tij, ndërsa opsioni i dytë është që demarkacioni të procedohet në kuvend” ka thënë Bajram Gecaj në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës. Për partneritet në zgjedhjet eventuale, Gecaj ka thënë që nuk janë deklaruar për një partneritet strategjik me PDK-në, përderisa me Vetëvendosjen koalicionin e sheh vështirë të realizueshëm. “Ne nuk kemi asnjë dokument apo deklaratë ku thuhet që do të kemi partneritet strategjik me PDK-në. Nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike, por tash e shoh shumë të vështirë një koalicion me VV-në siç është tani” ka thënë Bajram Gecaj, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 13 orë më parë