Gecaj: Emërimi i Todosijeviq, një rast më shumë i integrimit NULL NULL 21.04.2017 11:31 21.04.2017 11:31 Vendimi i kryeministrit, Isa Mustafa, për emërimin e Ivan Todosijeviq në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal ka ngjallur jo pak reagime, por, Bajram Gecaj, që është edhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës, ka deklaruar për Klan Kosovën se emërimi i tij duhet të shihet si integrim i mëtutjeshëm i serbëve. Todosijeviq deri dje, kur u emërua ministër, ka udhëhequr administratën paralele të Komunës së Zveçanit. Strukturë kjo që financohet nga Serbia dhe në Kosovë cilësohet ilegale. Sipas analistit politik dhe gazetarit, Imer Mushkolaj, Todosijeviq e ka vendin në burg e jo në qeverinë e vendit. “Në vend se të arrestohet, pasi që udhëheq një strukturë ilegale, duke shkelur rendin kushtetues të Kosovës, Ivan Todosijeviq shpërblehet me post ministri. Ndërkaq, arrestohen ata që kundërshtojnë këto struktura ilegale”, ka thënë Mushkolaj, njofton Klan Kosova. Por, sipas Gecajt, tani zëvendës i Todosijeviq në ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, vend për brenga s’ka, pasi para se Todosijeviq të emërohet ministër ka hequr dorë nga funksionet e tij të mëparshme. Gecaj ka deklaruar për Klan Kosovën se emërimi i Todosijeviq duhet të shihet si integrim i serbëve të Kosovës. “Todosijeviq ka pritë të emërohet, kështu që dje ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet tjera. Ky është edhe një rast më shumë i integrimit”, pohoi Gecaj. Ky është ministri i ri, dikur kryetar ilegal i Zveçanit (VIDEO) klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024