Gazetarja franceze pyet romancieren: A ka librari në Nigeri? NULL NULL 30.01.2018 09:22 30.01.2018 09:22 Në një intervistë të enjten mbrëma, në kuadër të eventit francez “Natë e Ideve”, gazetarja Caroline Broue, ia shtroi shkrimtares feministe me famë botërore, nigerianes Chimamanda Ngozi Adichie, një sërë pyetjesh për aftësinë për shkrim dhe lexim në Nigeri. “A i lexojnë librat tuaj në Nigeri”, e pyte Broue Anichide-n. “Shumë e habitshme, por po”, i përgjigjet ajo. “A ka librari në Nigeri?”, vijon Brue me pyetjen tjetër. “Ju po flisnit për tregimet e vetme, tani kur flitet për Nigerinë në Francë, fatkeqësisht, nuk thuhet shumë për Nigerinë, por kur ata flasin për të, e tëra është për Boko Haramin, për dhunën, është për sigurinë. Tani do të doja që ju të na tregoni diçka për Nigerinë që është ndryshe, të flisni për të ndryshe. Andaj po ju pyes se a ka librari atje, sepse sigurisht e imagjinoj që ka. Do të mund t’ua parashtroja francezëve pyetjen se a lexojnë por mendoj që gjithnjë e më pak”. “Mendoj që (qeshet), reflekton shumë keq për francezët që ju duhet të ma shtroni këtë pyetje”, i përgjigjet Adichie, për çka pranon edhe duartrokitje. “Sigurisht, është viti 2018. Librat e mi lexohen në Nigeri. Studiohen në shkolla. Jo vetëm në Nigeri, por kudo në kontinentin e Afrikës”, shtoi Adichie. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 18 orë më parë