Gazeta serbe “Informer”: Thaçi po do luftë NULL NULL 19.07.2018 14:27 19.07.2018 14:27 Mediumi serb “Informer” ka shkruar sot që presidenti kosovar, Hashim Thaçi është duke kërkuar luftë. Ky publikim i Informerit vjen pas takimit të Thaçit me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, në Bruksel të cilin takim ai e kishte konsideruar si më të shkurtin por më të vështirin në gjashtë vjetët e fundit. “Delegacioni i Kosovës i ka refuzuar të gjitha bisedimet. Janë sjellë në mënyrë të pahijshme dhe nuk e kanë pranuar asnjë kompromis”, shkruan në ballinën e kësaj gazete. “Thaçi ka thënë: Nuk jap asgjë, Serbia duhet ta pranojë pavarësinë, për të tjerat nuk më bën”. Në Bruksel, ai i kishte prirë edhe delegacionit kosovar në kuadër të fazës finale së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq dje, mes tjerash, i pari i Kosovës kishte thënë se Vuçiq duhet ta kuptojë se Kosova është sovrane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 57 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë