Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gati gjysma e rasteve të kancerit mund të parandalohen

NULL NULL
23.03.2018 16:30

Më shumë se 2,500 raste të kancerit që diagnostifikohen çdo javë në Britani, janë lehtësisht të parandalueshme përmes ndryshimeve të thjeshta jetësore.

Afërsisht katër nga dhjetë raste të kancerit mund të evitohen duke ndryshuar mënyrën e ushqimit, duke bërë më shumë ushtrime si dhe lënia e duhanit luan një rol të madh.

Nga gjithsej 360,000 raste të reja të diagnostifikuara në vitin 2015, rreth 135,500 prej tyre do të mund të ishin parandaluar, sipas “Cancer Research UK”.

Ekspertët kanë deklaruar se kjo është provë që tregon se sëmundja e kancerit lidhet me faktorët e ambientit, veçanërisht me mënyrën jo të shëndetshme të jetesës, dhe se nuk shkaktohet thjeshtë vetëm nga gjenet apo “fati i keq”.
Aktualisht duhanpirja është shkaktari më i madh i evitueshëm, ndërsa mjekët kanë paralajmëruar se edhe kanceri që lidhet me peshën ka shënuar rritje rapide.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.