s
15:36, 21 Prill 2017

Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Shefki Gashi i ka thënë drejtorit të Kulturës, Besart Vllahinja se letrën ku ndodhej projekt-propozimin aktual për themelimin e Ansamblit të qytetit “Rexho Mulliqi” mund ta përdor për tualet, njofton Klan Kosova.

Madje siç tha Gashi në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Prishtinës se mund ta përdorë atë “bile edhe në tualet katolik”.

Propozimi për themelimin e ansamblit të kryeqytetit është kundërshtuar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës me arsyetimin se komuna nuk ka buxhet  të mjaftueshëm për krijimin e tij.

 

Interesante