Gashi takon ministrin britanik, flasin për ekstremizmin e dhunshëm NULL NULL 16.07.2018 16:42 16.07.2018 16:42 Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim lordin Tariq Ahmad si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell. Gashi i njoftoi për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme sa i përket sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe për përpjekjet që po bëhen në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit e të tjera, njofton Klan Kosova. Të dy bashkëbiseduesit theks të veçantë i vunë sfidës së luftimit të ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm. Në takim u diskutuan përpjekjet që ka bërë Kosova në menaxhimin e terrorizmit, sidomos me programet për de-radikalizmin e personave të kthyer nga zonat e luftës. Gashi falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë në konsolidimin e Republikës së Kosovës, sidomos ndihmën në avancimin e institucione të sigurisë në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 35 minuta më parë