Gashi: Përgjegjës për krizën është pushteti NULL NULL 09.02.2016 18:29 09.02.2016 18:29 Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, për të diskutuar për dialogun pozitë-Opozitë, zgjedhjen e Presidentit dhe situatës aktuale politike, të ftuar janë Arben Gashi deputet i LDK-së dhe Petrit Zogaj, analist politik. Arben Gashi nga LDK ka deklaruar se për zgjedhje duhet dialog, ai ka shtuar se liderët politik herët apo vonë do të ulën në tryezë politike me përfaqësues të pushteti. Gashi ka lënë dikë përgjegjës për krizën. “Nëse duam zgjidhje duhet të ulemi e të bisedojmë. Deklaratat e djeshme të pjesëmarrësve në takim ishin më të ashpra pas takimit se para takimit. Kjo do të thotë se në takimin me presidenten nuk ka shkuar çdo gjë në rregull. Ose nuk ka qenë i organizuar si duhet takimi ose brenda ka pasur shumë mospajtime. Sido që të shkojë situata, Haradinaj e Limaj nuk kanë qare pa u ul në tavolinë. Kjo do të duhej të ndodhte shumë më herët. Realisht, është dashur të ulen e të diskutojnë para se të nënshkruhen edhe marrëveshjet. Mospërfshirja e të gjithë akterëve politikë, na ka sjellë në një situatë të tillë. Përgjegjësia e krizës bie mbi ata që janë në pushtet. Mirëpo nëse opozita vazhdon sjelljen arrogante dhe përjashton çdo variant të zgjidhjes, atëherë kjo kalon në diçka tjetër,” ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë