Gashi për rastin Dehari: Falsifikimi i provave nuk i konvenon askujt NULL NULL 07.11.2016 23:43 07.11.2016 23:43 Avokati Tomë Gashi tha se të gjitha mjetet të cilat janë gjetur në dhomën ku qëndroi Astrit Dehari, i ka konfiskuar policia e Kosovës për ekzaminime. “Gjithçka çfarë është gjetur, ne nuk i kemi parë, por besoj që çdo gjurmë që është gjetur në dhomën e Astrit Deharit, do të analizohet me kujdes”. “Nuk e besoj që dikujt i konvenon që t’i falsifikoj provat, por ajo çfarë dua të them është se kemi besim në mjekësinë ligjore. Nuk dua të spekuloj, por dua t’i besoj ekspertëve të mjekësisë ligjore poashtu edhe atyre të cilët janë caktuar nga familja Dehari”. Gashi më tutje tha se përgjegjësia nuk duhet të jetë individuale por kolektive. “Burgu i Kosovës nuk është si një burg i Dubravës, por ai është dashur të mbikëqyret sepse nuk ka qenë një numër aq i madh”. “Dehari ka qenë djalë shumë i shëndoshë, por problem kryesor ka qenë se ai ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kjo ka qenë arsyeja e burgosjes, prandaj vdiq në burg”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë