17:02, 4 Nëntor 2018

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka uruar për medaljen e e fituar nga xhudistja kosovare Loriana Kuka në Kampionatin Europian U23, e cila njëherësh është e dyta për  Kosovën në dy ditë.

Gashi tha se fitorja e Lorianës është një ndjenjë e veçantë për të gjithë ne dhe se investimi i ministrisë që ai drejton po sjellë medalje nga ngjarjet e xhudos.

 

Ja postimi i plotë i ministrit Gashi.

Për dy ditë, dy kampionë evropian, dy medalje të arta🥇🥇
Akil Gjakova Kampion Evropian 23!
Loriana Kuka Kampione Evropiane U23!

Sa ndjenjë e veçantë për të gjithë ne, investimi dhe ndihma e MKRS-së po rezulton me medalje në çdo ngjarje të xhudos.

Urime Akil e Loriana, përgëzime trajnerit Driton Kuka! Urime Kosovë!

klankosova.tv