Gashi: Pavijoni i Kosovës në Venedik, prezantim i suksesshëm i shtetit të Kosovës NULL NULL 24.05.2018 21:30 24.05.2018 21:30 Këtë të enjte në Venedik të Italisë ka nisur edicioni i 16-të i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës së Bienales. Në këtë edicion edhe Kosova ka hapur sot zyrtarisht pavijonin e saj ”Qyteti është gjithandej”, punime nga kuratorja Eliza Hoxha si dhe komisionerja nga Ministria e Kulturës, Jehona Shyti, njofton Klan Kosova. Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ishte pjesë e hapjes zyrtare të ktij Pavijoni ndërsa në në fjalën e tij tha se Prezenca e Kosovës në një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës e artit në botë, siç është Bienalja e Venedikut është tejet e rëndësishme për shtetin dhe shoqërinë. ”Republika e Kosovës edhe pse një shtet i ri për nga themelimi dhe i vogël për nga sipërfaqja, me prezencën e saj në skenën kulturore e artistike ndërkombëtare në këto vitet e fundit ka dhënë shembullin më të mirë të suksesit në bërjen e diplomacisë kulturore. Duke qenë se Kosova në vazhdimësi ka prodhuar lajme për sukseset e artistëve tanë kudo në botë, kjo ka ndihmuar edhe në forcimin e subjektivitetit të shtetit tonë si dhe në krijimin e një imazhi të mirë për Kosovën”, ka theksuar ai, njofton Klan Kosova. Më tej Ministri Gashi falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontributin për mundësimin hapjes së Pavijonit të Kosovës, posaçërisht Jehona Shytin komisionere dhe kuratoren Eliza Hoxha për ideimin dhe realizimin e Pavijonit të Kosovës. ”Për mua si Ministër i Kulturës, ka qenë nder i madh që ndër vendimet e mia të para si Ministër të jetë pikërisht vendimmarrja për pjesëmarrjen e Kosovës në Ekspozitën e 16 të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut për vitin 2018, pas një mungese të pakuptimtë në vitin e mëparshëm”. Në kuadër të temës së përgjithshme të Bienales së Venedikut për vitin 2018 “FREESPACE” apo HAPESIRE E LIRE, Eliza ka përzgjedhur që Kosova të prezantohet me rrëfimin për vitet e 90-ta. Sipas Gashit, ky rrëfim shfaqet unik në sensin e mobilizimit dhe mbijetesës kolektive te shqiptareve te Kosovës ne vitet e -90-ta, i cili aq sa është i rëndësishëm të ndahet me të tjerët në kontekstin global. Të pranishëm në këtë hapje ishin edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, Ministrja e Mjedisit dhe Plabifikimit Hapsinor, Albena Reshitaj, artistë, arkitektë të shumtë vendorë e ndërkombëtar, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë